Gjermani, deputetët refuzojnë projektligjin e diskutueshëm për dhurimin e organeve - Gazeta Express
string(81) "gjermani-deputetet-refuzojne-projektligjin-e-diskutueshem-per-dhurimin-e-organeve"

Gjermani, deputetët refuzojnë projektligjin e diskutueshëm për dhurimin e organeve

Gazeta Express

16/01/2020 22:23

Pas debatesh të shumta, deputetët gjermanë votuan sot kundër një projektligji që automatikisht do të bënte çdo qytetar dhurues organi, nëse nuk e revokonin atë duke kërkuar për një ligj më të moderuar.

Projektligji, i mbështetur nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, u refuzua me 379 vota pro, 292 kundër dhe tre abstenime.

Lexo Edhe:

Në një votim të dytë, deputetët votuan 432 me 200 për një ligj që do t’i nxiste qytetarët rregullisht, nëse dëshirojnë të dhurojnë organet e tyre. Pati 37 abstenime.

Ai ligj, i mbështetur nga Annalena Baerbock, bashkëdrejtuese e të Gjelbërve dhe Katja Kipping, kryetare e partisë Die Linke (e majta), kërkon që të gjithë gjermanët të shprehin qëndrimin e tyre për këtë çështje.