Gjergji: Ibrahim Rugova e ka mbështetur UÇK’në që nga fillimi


Gazeta Express
11 Mars 2019 22:39

Ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Gjergji, ka thënë se ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka mbështetur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjergji ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Rugova madje ka qenë në dijeni për aksionet e ndryshme të UÇK’së ndaj forcave serbe, që nga fillimi.

“Presidenti Rugova ka qenë i informuar për aksionet e grupit të Zahir Pajazitit, dhe të grupit të Adem Jasharit në pranverën e vitit 1992”, ka deklaruar ai.

Gjergji ka thënë se LDK’ja asnjëherë nuk ka menduar se liria fitohet pa luftë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart