Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, por në këtë moment nuk paraqet pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, kumtoi LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ka paraqitje të mjegullës në mëngjes dhe mundësi për shembje dheu. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Dellçevë./GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...