(FOTO) Gjendet vetura e djegur me të cilën u vodh Tutunska Banka


Gazeta Express
15 Prill 2019 12:21

Një karikator pistolete brenda bankës NLB Tutunska në lagjen “Butel 1” dhe vetura e djegur e hajnave është gjendur deri më tani nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dy orë pasi hajnat kishin sulmuar rojën e bankës, ndërsa nuk dihet nëse katër hajnat e maskuar arritur të marrin para.

Kjo është vetura që dyshohet të jetë përdorur për të kryer vjedhjen e NLB Bankës

Gazeta KOHA nga burime zyrtare policore merr vesh se vetura e llojit “Golf 5” ngjyrë hiri e djegur është gjendur në afërsi të Lumit “Serava” tek varrezat e qytetit në Butel, ndërsa në filialin e bankës në “Butel 1” po vazhdojnë hetimet, ndërsa kërkohen 4 persona.

Te fundit


Kthehu lart