Policia në Maryland njoftoi se e ka gjetur trupin e pajetë të Maeve Kenney McKean-it, e cila ishte zhdukur bashkë me të birin të enjten e kaluar. McKean është mbesa e Robert F. Kennedy-t.
Pas kërkimeve që zgjatën disa ditë, ku u përdorën helikopterët dhe teknologjia për kërkim solar nënujor, autoritetet e gjetën personin e zhdukur, më 6 prill rreth orës 5 e 31 minuta të pasdites”, njoftoi policia përmes një deklarate.
Aty gjithashtu thuhet se ekipi i zhytësve dhe shpëtimtarëve e gjetën trupin e saj në një thellësi prej shtatë metrave e gjysmë në ujë, rreth katër kilometra larg shtëpisë së nënës së saj.
Zyrtarët amerikanë thanë se të martën do t’i vazhdojnë kërkimet për gjetjen e djalit të saj, Gideon-it, shkruan “CBS News”, transmeton Gazeta Express.
Bashkëshorti i gruas së ndjerë, Davidi, tha se familja ishte duke qëndruar në karantinë dhe se dy personat e zhdukur ishin duke luajtur me një top dhe pastaj e kishin marrë një lundër për ta kapur topin që u kishte rënë në ujë.
“Ata kanë hipur në lundër me qëllim për ta nxjerrë topin nga uji, por janë larguar prej bregut nga era. Pas 30 minutave, një kalimtar i pa ata shumë larg bregut dhe e lajmëroi policinë”, tha ai.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...