Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se trupi është gjetur 1.5 km larg vendit ku është sulmuar Policia e Kosovës, raporton Express.
“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit”, ka deklaruar Lutfiu.
Më herët, prokurori Naim Abazi, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.
“Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë pasi për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha Abazi.