Gjendet një trup i dekompozuar pranë portit të Durrësit, dyshohet se i përket një siriani - Gazeta Express
string(88) "gjendet-nje-trup-i-dekompozuar-prane-portit-te-durresit-dyshohet-se-i-perket-nje-siriani"

Gazeta Express

10/07/2020 8:55

Gjendet një trup i dekompozuar pranë portit të Durrësit, dyshohet se i përket një siriani

Gazeta Express

10/07/2020 8:55

Mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i dekompozuar pranë kalatave të terminalit të portit në Durrës, tek akuariumi. Dyshohet se trupi i pajetë i përket një emigranti nga Siria, i cili është zhdukur disa ditë më parë.

Mendohet se shtetasi sirian mund të ketë rënë në det, teksa ka tentuar të hipë në ndonjë anije. Policia ndodhet në vendngjarje për të identifikuar kufomën dhe shkakun e mbytjes.

Lexo Edhe:

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.