Një person pa shenja jete është gjetur sonte në fshatin Mramor të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 18:10 Policia në Prishtinë ka pranuar një informate lidhur me një vdekje te dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë Hoxha. /Express/