Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia po heton rastin


Gazeta Express
10 Tetor 2019 14:32

Të mërkurën në Prishtinë është raportuar për një vdekje e cila është cilësuar e dyshimtë nga ana e policisë

Rasti ka ndodhur mesnatën e së enjtes në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart