Gjendet makina e autorit të atentatit ndaj vëllezërve në Tepelenë - Gazeta Express
string(65) "gjendet-makina-e-autorit-te-atentatit-ndaj-vellezerve-ne-tepelene"

Gjendet makina e autorit të atentatit ndaj vëllezërve në Tepelenë

Gazeta Express

05/12/2019 15:22

Gjendet makina që ka përdorur autori mbrëmjen e djeshme, makina është gjetur në afërsi të fshatit Bënç, me sa duket autori ka tentuar për ta hedhur në lumë.

Fshati Bënç, është shumë pranë qytetit të Tepelenës dhe vendit të ngjarjes ku ndodhi krimi.

Lexo Edhe:

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një atentat, në qytetin e Tepelenës, mbeti i vdekur 47 vjeçari, Artur Bresha dhe u plagos i vëllai Artan Bresha.

Polica ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij krimi ndërsa bëjnë me dije se po punojnë për zbulimin e kësaj ngjarje.