Një qytetar ka raportuar në polici se ka gjetur pa shenja jete një burrë në Suharekë, raporton Express
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Suharekë, 05.12.2021-09:28. Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/