Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë, dyshohet se u vetëvra


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 16:02

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës është gjetur një person pa shenja jete. Policia thotë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se viktima është vetëvrarë, shkruan Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

 “Sot në mëngjes është gjetur një trup pa shenja jete. Dyshimet e nga vendi i ngjarjes janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjor do të japin raportin përfundimtar lidhur me këtë rast”, ka thënë Hoti.

Në mëngjesin e sotëm në rrugën “Filip Vishnjiq”, në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur një person pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në cëri të Mitrovicës, ndërkaq viktima është 61-vjeçar./GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart