Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Kaçanik.
“Dje në Kaçanik rreth orës 21:05, është raportuar për një vdekje të dyshimtë”
Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.