Gjendet i vdekur një burrë në një vilë në Gjakovë, Policia po e heton vdekjen - Gazeta Express
string(76) "gjendet-i-vdekur-nje-burre-ne-nje-vile-ne-gjakove-policia-po-e-heton-vdekjen"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 9:50

Gjendet i vdekur një burrë në një vilë në Gjakovë, Policia po e heton vdekjen

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 9:50

Është gjetur nga dy persona një burrë i vdekur, dje rreth orës 17:00 në një vilë në Gjakovë, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh. Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo Edhe:

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Gazeta Express