Gjendet i vdekur një burrë në afërsi të një shtëpie të pabanuar në Lipjan - Gazeta Express
string(73) "gjendet-i-vdekur-nje-burre-ne-afersi-te-nje-shtepie-te-pabanuar-ne-lipjan"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 8:44

Gjendet i vdekur një burrë në afërsi të një shtëpie të pabanuar në Lipjan

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 8:44

Policia e Kosovës është duke e hetuar një vdekje në Lipjan.

Bazuar në informacionet e autoriteteve kosovare, një burrë është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar, afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement