Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren, policia jep detaje - Gazeta Express
string(60) "gjendet-i-vdekur-nje-36-vjecar-ne-prizren-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 19:55

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 19:55

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prizren, të mërkurën.

Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë viktima është F,Th, mashkull, 36-vjeçar nga Mamusha.

“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha. Policia, në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement