Ditët e fundit, në vendin tonë kanë qenë të shumta lajmet ku persona të ndryshëm vendosin ti japin fund jetës së tyre, duke u vetëvarur. Rasti i fundit është ai i një 42-vjeçari nga Hasi, i cili është vetëvarur pranë banesës së tij. Ai u gjet nga familjarët e tij, të cilat thanë se dyshojnë që veprimin e rëndë ta ketë ndërmarrë në kushtet e depresionit, në të cilin ndodhej ai.
Vijojnë veprimet hetimore, nga trupat e policisë prezentë në vendngjarje, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë që ditën e djeshme një 25 vjeçar nga Tirana vendosi ti jap fund jetës së tij duke u vetëvarur.