Një djalë tetëvjeçar është gjetur i gjallë në një pusetë, pas 8 ditësh i zhdukur në Gjermani.
Mediat e huaja raportojnë se djaloshi tetëvjeçar me aftësi të kufizuara, u zhduk më 17 qershor nga Oldenburgu i Gjermanisë, teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe u gjet 300 metra larg shtëpisë në gjendje të dehidratuar dhe hipotermie.
Policia përjashton hipotezën e rrëmbimit dhe beson se fëmija mund të jetë ngjitur vullnetarisht në një tub kullimi pranë shtëpisë dhe më pas ka humbur orientimin brenda tubave të kanalizimeve. Kërkimet e policisë kishin nisur menjëherë, por pa rezultat. Ai u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili dëgjoi rënkime që vinin nga poshtë pusit dhe lajmëroi autoritetet.
Pas mjekimeve të para në vendin e zbulimit, fëmija është shtruar në spital, pa lëndime të rënda, por në gjendje të lehtë hipotermie.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...