Gjendet i dekompozuar trupi i një 39 vjeçari shqiptar


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 17:24

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur këtë të premte në Tiranë, në afërsi të rrugës së Kavajës.

Trupi i dekompozuar është gjetur në një godinë që ka shërbyer si një kabinë elektrike, por që tashmë është jashtë funskionit.

Policia ka identifikuar shtetasin dhe mësohet se fjala është për 39 vjeçarin me inicialet R.Z. Nga këqyrja e deritanishme, rezulton se në trupin e të riut nuk ka patur shenja dhune që do të nënkuptonin një vrasje të mundshme. Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së 39 vjeçarit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë  është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./Express

Te fundit


Kthehu lart