Gjendet e vdekur një 20-vjeçare në Deçan, policia po e heton rastin - Gazeta Express
string(66) "gjendet-e-vdekur-nje-20-vjecare-ne-decan-policia-po-e-heton-rastin"

Gazeta Express

14/06/2020 17:11

Gjendet e vdekur një 20-vjeçare në Deçan, policia po e heton rastin

Gazeta Express

14/06/2020 17:11

Mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jetë një vajzë 20-vjeçare nga Gllogjani i Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lexo Edhe:

Ai ka bërë të ditur se vdekjen e 20-vjeçares e ka konfirmuar mjeku kujdestar dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Mëngjesin e sotëm në ora 06:10, Policia e Kosovës është informuar për një rast, kur ka mbërritur e ka gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e ka konfirmuar kujdestari i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Njësitet policore kompetente e kanë kryer vendshikimin, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Viktima është rreth femër rreth 20-vjeçare. Këto janë informacionet që ne i posedojmë deri më tani”, ka treguar Gashi.