Gjendet e mbytur nje grua në Durrës


Gazeta Express
24 Prill 2019 17:48

Një 70 vjeçare u gjet e mbytur në qytetin e Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të policisë e moshuara nuk ka shenja dhune në trup.

Nuk dihet identiteti i gruas e cila ishte e veshur me rroba të zeza, floke të gjata dhe të thinjura. Gjithashtu pranë vendit ku u gjet gruaja e mbytur u gjetën një shkop, një çantë dhe një palë këpucë.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Te fundit


Kthehu lart