Gjendet 15-vjeçari nga Drenasi i cili ishte zhdukur që nga 4 korriku - Gazeta Express
string(68) "gjendet-15-vjecari-nga-drenasi-i-cili-ishte-zhdukur-qe-nga-4-korriku"

Gjendet 15-vjeçari nga Drenasi i cili ishte zhdukur që nga 4 korriku

Gazeta Express

13/07/2020 18:36

15-vjeçari nga Drenasi, Shkelzim Zekaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga data 4 korrik, është gjetur sot.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ajo ka bërë me dije se i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin, ju njoftojmë se pas publikimit të njoftimit , për zhdukjen e 15 vjeçarit nga Nekoci, në bashkëpunim me qytetarët personi është gjet. I njëti është në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express