Gjenden mbetje në rezervuarët e karburantit të aeroplanëve Boeing 737 Max - Gazeta Express
string(73) "gjenden-mbetje-ne-rezervuaret-e-karburantit-te-aeroplaneve-boeing-737-max"

Gazeta Express

19/02/2020 9:30

Gjenden mbetje në rezervuarët e karburantit të aeroplanëve Boeing 737 Max

Gazeta Express

19/02/2020 9:30

Zyrtarët e prodhuesit amerikan të aeroplanëve, Boeing, kanë dhënë urdhër për inspektimin e tërë flotës së aeroplanëve të modelit 737 Max pasi u gjetën mbetje në rezervuarët e disave prej tyre.

Kjo është një goditje e re për gjigantin amerikan pas krizës së shkaktuar nga dy aksidentet fatale.

Lexo Edhe:

Ende nuk është mbushur një vit nga aksidenti i dytë fatal i një aeroplani Boeing 737 Max, që ndikoi në largimin nga përdorimi të tërë aeroplanëve të këtij lloji në mbarë botën.

Kompania deri tash është munduar t’i bindë rregullatorët se aeroplanët e saj janë të sigurt për fluturime.

Gjatë kësaj periudhe, kompania e njohur i ka prodhuar rreth 400 aeroplanë, të cilët nuk ka mundur t’ua dorëzojë blerësve. Ajo gjithashtu u detyrua që ta zvogëlojë prodhimin në fabrikën e ndodhur në Seattle.

Besohet se gjetja e mbetjeve në rezervuarët e karburantit nuk do të ndikojë në vonimin e certifikimit. Sidoqoftë, nevojiten rreth tri ditë për inspektimin e të gjithë aeroplanëve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.