Gjatë ditës partitë shqiptare do vendosin për ftesën e Ahmetit - Gazeta Express
string(62) "gjate-dites-partite-shqiptare-do-vendosin-per-ftesen-e-ahmetit"

Gjatë ditës partitë shqiptare do vendosin për ftesën e Ahmetit

Gazeta Express

10/08/2020 13:22

Liderët e partive shqiptare do ti përgjigjen sot ftesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, për tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare.

Nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa për Alsat thanë se mbas dite do të kenë takim koordinues dhe do të kumtojnë qëndrimin e tyre.

Lexo Edhe:

Edhe nga Lëvizja BESA, thonë se vendimin do ta marrin në orët e pas ditës, pas mbledhjes së organeve të partisë.
Qëndrim duhet të marrin edhe në PDSH.

Sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka ftuar publikisht në tryezë të përbashkët, kryetarët e partive shqiptare parlamentare që të realizojnë takim më 13 gusht, datë kur shënohet edhe përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.