Gjashtë të vdekur nga djegia e spitalit psikiatrik në Ukrainë


Gazeta Express
11 Qershor 2019 13:09

Gjashtë persona kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në një klinikë psikiatrike në qytetin jugor të Ukrainës, Odessa.

Lajmin e ka bërë të ditur shërbimi i emergjencës, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, zjarri ka shpërthyer të hënën në mbrëmje, por ende nuk bëhen të ditura arsyet e shpërthimit.

Autoritetet policore janë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se ka edhe të tjerë të lënduar.

Për këtë rast ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski.

“Një zjarr në spitalin psikiatrik në Odessa, një tragjedi e tmerrshme, zjarri është eliminuar, por tashmë gjashtë kanë vdekur” shkroi Zelenski në Twitter.

Ndërkohë, presidenti ka bërë të ditur se e ka urdhëruar kryeministrin që të krijojë një komision shtetëror për ta hetuar rastin. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart