Gjashtë shenja që tregojnë se jeni në depresion pa e kuptuar


Gazeta Express
15 Maj 2019 23:55

Depresioni ndonjëherë quhet “plaga e shekullit të 21-të”. Studimet tregojnë se depresioni është një gjendje mjekësore si çdo sëmundje tjetër.

Megjithatë, hapi i parë për ta hequr qafe problemin është të kuptoni nëse kjo gjendje është depresion dhe jo diçka tjetër. Ka disa këmbana alarmi që duhet t’i dini në mënyrë që ta identifikoni qartë nga se vuani:

Ndiheni të lodhur

Mungesa e energjisë zgjat shumë ditë rresht edhe pse rutina juaj nuk ka ndryshuar shumë. Ju jeni të lodhur sapo zgjoheni, transmeton Class.

Ndiheni të pavlerë

Ju mund të filloni të besoni se jeni të padobishëm. Mund të keni edhe mendime vetëvrasjeje dhe nuk keni frikë nga vdekja, pasi për ju jeta nuk ka kuptim.

Keni probleme me gjumin

Mund të vuani nga pagjumësia ose flini më shumë seç duhet. Edhe pas një nate të gjatë në shtrat, ju ende dëshironi më shumë gjumë. Ju nuk keni energji dhe dëshironi të qëndroni në shtrat.

Keni ndryshime peshe

Ju papritur fitoni disa kile ose humbisni peshë. Ju gjithashtu mund të keni një oreks të madh edhe nëse sapo keni ngrënë. Pra, ndiheni bosh gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata persona që nuk kanë fare oreks.

Asgjë nuk ju kënaq

Aktivitetet, njerëzit që doni nuk ju sjellin më gëzim. Ju jeni vazhdimisht i mërzitur, i lodhur ose nuk keni më asnjë hobi.

Humori juaj është përtokë

Ju ndiheni vazhdimisht i trishtuar, i shqetësuar ose i irrituar dhe nuk mund të gjeni një arsye të qartë për këtë.

Te fundit


Kthehu lart