Gjashtë arsyet pse nuk duhet të flini me make-up - Gazeta Express
string(48) "gjashte-arsyet-pse-nuk-duhet-te-flini-me-make-up"

Gjashtë arsyet pse nuk duhet të flini me make-up

Shneta

Gazeta Express

05/01/2021 11:58

Mos pastrimi i fytyrës nga make up-i kur flini nuk është aq i padëmshëm sa mund të duket. Nëse shkoni rregullisht në shtrat pa pastruar fytyrën nga grimi, mund të ekspozoheni ndaj rreziqeve serioze.

Bllokon poret

Lexo Edhe:

Shumë produkte kozmetike, veçanërisht ato që përmbajnë silikone ose akrilikë, mund të bllokojnë poret. Këta përbërës depërtojnë në pore, bllokojnë bakteret dhe vajrat natyrorë brenda tyre.

Shkakton puçrra

Kur nuk e hiqni make up-in para se të shkoni në shtrat, lëkura merr më pak oksigjen. Kimikatet gjithashtu qëndrojnë në kontakt me lëkurën për më shumë kohë. Kimikatet dhe mungesa e oksigjenit mund të shkaktojë puçrra.

Çon në plakjen e parakohshme

Përbërësit e ndryshëm në produktet kozmetike mund të përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Grimi mund të lejojë radikalet e lira që jemi të ekspozuar gjatë ditës, ‘të ngjiten’ në lëkurën tonë.

Mund të shkaktojnë infeksion të syve dhe dëmtim të qerpikëve

Shumë produkte kozmetike përmbajnë formaldehid, metale të rënda dhe toksina të tjera. Prandaj fjetja me make up mund të shkaktojë acarim dhe rënie të qerpikëve.

Buzët bëhen me të çara

Kur mbani buzëkuq gjatë ditës, zakonisht nuk qëndron për shumë gjatë pas ngrënies. Por kur flini, buzëkuqi ka kohë për të thithur lagështinë nga buzët tuaja. Nëse nuk e fshini buzëkuqin para se të flini, ka shumë mundësi që të zgjoheni me buzë të thata dhe të çara.