Gjashtë aksidente gjatë ditës së djeshme, katër persona të lënduar lehtë - Gazeta Express
string(71) "gjashte-aksidente-gjate-dites-se-djeshme-kater-persona-te-lenduar-lehte"

Gazeta Express

16/01/2020 10:11

Gjashtë aksidente gjatë ditës së djeshme, katër persona të lënduar lehtë

Gazeta Express

16/01/2020 10:11

Gjithsej gjashtë aksidente kishte gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Qytetit të Shkupit. Në katër prej tyre ishte shkaktuar vetëm dëm material, ndërsa në dy u lënduan lehtë katër persona.

Sipas SPB Shkup, gjatë ditës dhe natës së djeshme me merimangë ishin marrë 54 automjete për shkak të parkimit të parregullt, një shofer është përjashtuar nga komunikacioni sepse ngiste automjetin edhe pse ende nuk kishte leje për këtë, ndërsa tre ishin sanksionuar. Një kishte kaluar në të kuqe, tjetër nuk kishte dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, ndërsa i treti për tejkalim të parregullt.

Lexo Edhe:

Nga masat e ndërmarra drejtë këmbësorëve, tre janë për kalim në dritë të kuqe, ndërsa nëntë për kalim në rrugë jashtë vendit për këmbësorë./GazetaExpress/