Gjasat e Kosovës për kualifikim në “Euro 2020” dhe IPKO Superliga e trajnerët, analizohen sonte në “Favorit”


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 14:12

Emisioni “Favorit” do të transmetohet sonte në televizionin T7 duke filluar nga ora 20:00.

Në emision do të flitet për Kombëtaren e Kosovës, e cila javën e ardhshme do t’i ketë dy sfidat vendimtare për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Albert Bunjaki, ish përzgjedhësi i Kosovës, do të zbulojë shumë detaje interesante nga koha kur “Dardanët” e kishin bërë planin për kualifikim në “Euro 2020”.

Bunjaki, bashkë me Arsim Plepollin, do t’i analizojnë gjasat e Kosovës për kualifikim në Evropian.

E në pjesën e dytë të emisionin do të diskutohet për IPKO Superligën e Kosovës, e cila po bëhet gjithnjë e më interesante.

Mysafiri Albert Bunjaki do ta komentojë garën kampionale në IPKO Superligë, ofertat e tij nga klubet kosovare, e po ashtu do ta komentoj qështje trajnerë vendorë dhe trajnerë të ardhur nga jashtë. Për të njëjtat do të flasë edhe Plepolli, që në fokus do t’i ketë cilësitë e trajnerëve të ardhur, por që do ta analizojë edhe garën e fortë kampionale.

Në “Favorit” nuk do të mungojnë as kronikat për Përfaqësuesen e Kosovës, IPKO Superligën dhe për ligat më të forta evropiane.

“Favorit” do të transmetohet edhe në “Gjirafa” e po ashtu në faqet zyrtare në “Facebook”: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart