Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se sot rreth orës 07:20, policia është njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Elezaj tha se “menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.
Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke qenë zgjedhja e parë për shumë udhëtarë...