Gjakovarit i gjendet një snajper në shtëpi - Gazeta Express
string(42) "gjakovarit-i-gjendet-nje-snajper-ne-shtepi"

Gjakovarit i gjendet një snajper në shtëpi

Gazeta Express

20/02/2020 14:11

Me kërkesë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, njësiti i hetimeve ka kontrolluar shtëpinë e një qytetari  ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjakovë, ku njësiti i hetimeve në bashkëpunim me njësitet tjera, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë – snajper të kalibrit NN dhe një pushkë me dylbi.

Lexo Edhe:

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore, në bashkëpunim me njësitet tjera ka zhvilluar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit mashkull/K. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë –snajper e cal NN dhe një pushkë me dylbi. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti./GazetaExpress/