Xhudistja kosovare, Dëbora Gjakova (-63 kg)
është xhudistja e radhës që ka fituar medalje në një turne europian.
Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës,
të cilët shkruan se Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Europiane
U-21.
“Xhudistja jonë, Dëbora Gjakova (-63 kg) ka
fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane U-21, që po mbahet në Shkup”, thuhet në këtë njoftim.
Suksese kanë arritur edhe xhudistë të tjerë kosovarë gjatë kësaj gare.
“Sukses arritën
edhe Dardan Cena (-73 kg) dhe Muhamedin Veseli (-60 kg), që zunë vendet e
pesta, ndërsa Dion Sharapolli (-66 kg) u rendit i shtati”. /GazetaExpress/