"Gjakderdhje financiare", PSD i hedh ngjyrë Qeverisë, ka arrestime - Gazeta Express
string(62) "gjakderdhje-financiare-psd-i-hedh-ngjyre-qeverise-ka-arrestime"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2021 14:41

“Gjakderdhje financiare”, PSD i hedh ngjyrë Qeverisë, ka arrestime

Lajme

Gazeta Express

07/05/2021 14:41

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.

Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi ka konfirmuar për Express se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

“Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë ajo për Express. /Express/