Gili ka humbur shumë peshë, është bërë “shkrumb e hi”


Gazeta Express
10 Shtator 2019 13:17

E gjithë ajo që është komentuar deri më tani për të është transformimi drastik që iu ka bërë me humbjen e kilogramëve.

Është fjala për këngëtaren e mirënjohur Gilin, e cila me përkushtimin dhe angazhimin e saj ia ka arritur që sot të përmendet për dobësimin dhe pamjen e saj të jashtme.

Ndonëse jemi mësuar që ta shohim më me peshë dhe më ndryshe, nuk është se nuk na ka habitur paksa me ndryshimin që ka vendosur t’ia bëjë vetes.

Por, sido që të jetë, Gili, çfarëdo që po vesh po duket ende më mirë, më rinore dhe më e freskët.

Këtë po ia mundësojnë edhe veshjet dhe kujdesi maksimal që ka ndaj vetes, e që e këtë po e pasqyron përmes imazheve dhe paraqitjeve të saj si në skenë ashtu dhe në përditshmëri.

Kurse, sot, për dallim nga ditët e tjera, Gili na vjen më e thjeshtë, por që buzëqeshja dhe pozat nuk i munguan, kështu edhe duke treguar se përkundër të gjithave vazhdon të jetë Gili i njëjtë dhe në top formë. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart