Giannis shkëlqen për Bucks në ndeshjen e NBA në Paris - Gazeta Express
string(53) "giannis-shkelqen-per-bucks-ne-ndeshjen-e-nba-ne-paris"

Gazeta Express

25/01/2020 10:30

Giannis shkëlqen për Bucks në ndeshjen e NBA në Paris

Gazeta Express

25/01/2020 10:30

Giannis Antetokounmpo bëri “show”  me 30 pikë, 16 kërcime dhe gjashtë asiste, duke ia dhënë kështu Milwaukee Bucks fitoren me rezultat 116:103 kundër Charlotte Hornets të premten, në ndeshjen e NBA që u zhvillua në Paris.

Pasi skuadrat luftuan dhe ishin me baras pikë gjatë tre çerekëve, Bucks arritën të shkëputeshin me një ecuri prej 11 pikësh, përderisa Hornets i shënuan vetëm dy pikë gjatë kësaj periudhe. Në këtë ecuri të mirë të Bucks ndihmuan Antetokounmpo me trepikëshin e tij, Kyle Korver me tre gjuajtjet e lira dhe treshja e Khris Midldleton, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Eric Bledsoe u ndihmoi Antetokounmpos dhe Bucks me 20 pikët e tij, ndërsa George Hill kontribuoi me 16 pikë.

Forma fantastike e rezervistëve e mbajti Charlotte në lojë, pasi që rezervisti Malik Monk ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, përderisa Marvin Williams i shtoi 18 të tjera. Devonte Graham e mbylli ndeshjen me 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Los Angeles Clippers 122 – Miami Heat 117

Kawhi Leonardi i shënoi 17 nga 33 pikët e tij në çerekun e tretë, që ishte vendimtar, dhe e kompletoi për herë të parë në karrierë një “triple-double”, përderisa Los Angeles e mposhti nikoqirin Miamin, që e pësoi humbjen e dytë në 22 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Heat u drejtua nga Jimmy Butler, i cili kontribuoi me 20 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asiste, por pastaj pësoi lëndim në kyçin e këmbës në çerekun e katërt. Miamit i mungonin edhe tre lojtarë të tjerë të lënduar: Goran Dragic, Kendrick Nunn dhe Justise Winslow.

Leonardi, i cili kishte pushuar në ndeshjen paraprake të Los Angeles, në humbjen kundër Hawks në Atlanta, kontribuoi edhe me dhjetë kërcime dhe dhjetë asiste, ndërsa Landry Shamet i ndihmoi skuadrës me 22 pikët e tij.

Denver Nuggets 113 – New Orleans Pelicans 106

Nikola Jokic, Michael Porter Jr dhe Torrey Craig arritën “double-double”, duke ia dhënë kështu Denverit fitoren në New Orleans.

Zion Williamson e luajti ndeshjen e tij të dytë në NBA, por pësoi sërish disfatë. Numri një i draftit i shënoi 15 pikë (duke qenë i saktë në 7 nga 9 goditjet) dhe i bëri gjashtë kërcime në 20 minuta lojë, dy net pasi i kishte shënuar 22 pikë në 18 minuta lojë në disfatën kundër San Antonios, në debutimin e tij të shumëpritur në NBA shkaku i lëndimit.

Rezultat e tjera:

Boston Celtics 109 – Orlando Magic 98

Memphis Grizzlies 125 – Detroit Pistons 112

Toronto Raptors 118 – New York Knicks 112

Sacramento Kings 98 – Chicago Bulls 91

Houston Rockets 131 – Minnesota Timberwolves 124

Oklahoma City 140 – Atlanta Hawks 111

Phoenix Suns 103 – San Antonio Spurs 99

Indiana Pacers 129 – Golden State Warriors 118

Sonte do tw zhvillohen pesë ndeshje në kuadër të NBA: Utah Jazz – Dallas Mavericks, Detroit Pistons – Brooklyn Nets, Cleveland Cavaliers – Chicago Bulls, Minnesota Timberwolves – Oklahoma City Thunder, Philadelphia 76ers – Los Angeles Lakers. /Gazeta Express/