Gërxhaliu e konsideron dështim vendimin e BQK-së lidhur me revokimin e licencave të dy institucioneve mikrofinanciare - Gazeta Express
string(117) "gerxhaliu-e-konsideron-deshtim-vendimin-e-bqk-se-lidhur-me-revokimin-e-licencave-te-dy-institucioneve-mikrofinanciare"

Gazeta Express

29/01/2020 9:30

Gërxhaliu e konsideron dështim vendimin e BQK-së lidhur me revokimin e licencave të dy institucioneve mikrofinanciare

Gazeta Express

29/01/2020 9:30

Lidhur me vendimin e fundit të BQK-së për revokimin e licencës së dy institucioneve mikrofinanciare, Safet Gerxhaliu ish-shef i Odës Ekonomike të Kosovës në emisionin Imazh në RTK, tha se me një sjellje të tillë të BQK-së nuk i bëhet nder Kosovës dhe investitorëve të huaj që pretendojnë të vijnë në Kosovë. 

“Këto dy kompani nuk kanë ardhur në mënyrë arbitrare por kanë përmbushur një sërë kriteresh dhe procedurash dhe filterash të BQK-së para se të marrin licencën për operim në Kosovë”.

Lexo Edhe:

Ai shton se një sjellje e tillë përballë këtyre dy brendeve lë hapësirë për të dyshuar që shumë më tepër bëhet fjalë për prekje të interesave të grupeve të caktuara të interesit sesa shkeljet që këto dy kompani mund të kenë bërë. 

Gërxhaliu e konsideron këtë si një dështim të BQK-së dhe se pasojat e vendimeve të tilla do të jenë të mëdha në raport me tërheqjen e investitorëve të huaj.