Gërvalla: Isa Mustafa e instaloi Agim Veliun që ta eksplodojë Qeverinë Kurti - Gazeta Express
string(75) "gervalla-isa-mustafa-e-instaloi-agim-veliun-qe-ta-eksplodoje-qeverine-kurti"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 21:01

Gërvalla: Isa Mustafa e instaloi Agim Veliun që ta eksplodojë Qeverinë Kurti

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 21:01

Kandidaja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Gërvalla ka thënë se Isa Mustafa e ka instaluar qëllimisht Agim Veliun si ministër në Qeverinë Kurti.

Gërvalla tha se Agim Veliu do të eksplodonte në momentin që ajo qeveri nuk i konvenon më Mustafës.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj që Agim Veliu ka qenë pikërisht personazhi që Isa Mustafa e ka instaluar në atë qeveri me qëllim që në momentin që e prek pullën dhe që nuk i konvenon kjo qeveri, Agim Veliu do të eksplodonte atë qeveri dhe ashtu ndodhi. Kjo u pa qysh në fillim, ai ka qenë kundërshtar i këtij koalicioni që nga fillimi ”, tha Gërvalla në Debat Përnime.

Gërvalla thotë se LDK është bërë një degë e PDK-së që nga koha kur partinë e drejtonte Fatmir Sejdiu.

Sipas Gërvallës,  LDK tash është duke i ngjarë PDK-së, AAK-së, e Nismës.

“LDK sa më shumë vite që kaluan, u bë e ngjashme me partitë e tjera, që nga PDK, AAK e Nisma”, tha Gërvalla.