Gërvalla e akuzon publikisht Mustafën dhe Veliun për shkatërrimin e rugovizmit - Gazeta Express
string(78) "gervalla-e-akuzon-publikisht-mustafen-dhe-veliun-per-shkaterrimin-e-rugovizmit"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 23:45

Gërvalla e akuzon publikisht Mustafën dhe Veliun për shkatërrimin e rugovizmit

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 23:45

Donika Gervalla-Schwartz, kandidate për deputete nga lista e iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, e shkrirë në listën e Vetëvendosjes, e ka akuzuar publikisht kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafën, si dhe nënkryetarin e saj, Agim Veliun, për shkatërrimin e frymës rugoviste.

Gervalla-Schwartz, e ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’ në televizionin ‘T7’ ka përmendur emrin e Mustafës dhe Veliut, teksa ka thënë se bashkë me disa të tjerë, kanë ngulfatur vendin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Tradhtinë e rugovizmit kërkojeni tek Isa Mustafa, Agim Veliu dhe tek personazhet e këtilla që janë bërë vërtetë të padurueshme për votuesin e LDK’së. Ngulfatja e çdo lloj përpjekjeje për të ndërtuar demokracinë, për të kriju një jetë normale për qytetarët, për ta stabviliziuar këtë vend, e çdo lloj përpjekje që në raport me Serbinë me dale dinjitoz dhe me zhvillu negociata serioze”, ka deklaruar ajo.

Ish-anëtarja e LDK’së, tutje, pa përmendur emra, ka thënë se nuk e keqpërdor figurën e presidentit Ibrahim Rugova për shpjegimin e proceseve politike aktuale.

“Unë nuk keqpërdor presidentin Rugova, e as personalitete të tjera, për të shpjeguar veprimet e mia të tanishme”, ka deklaruar ajo.

Ish- Kryetares së LDK-së për Gjermani, Vetëvendosja ia ka besuar numrin 8 në listën e kandidatëve për deputetë. /Gazeta Express/