Genta Ismajli rrëfen se si u njoh me të dashurin - Gazeta Express
string(48) "genta-ismajli-rrefen-se-si-u-njoh-me-te-dashurin"

Gazeta Express

26/09/2020 14:08

Genta Ismajli rrëfen se si u njoh me të dashurin

Gazeta Express

26/09/2020 14:08

Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj, Huseyin Usta festojnë përvjetorin e parë të lidhjes së dashurisë.

Me këtë rast, dyshja kanë realizuar një set fotografik, në të cilin të dy shfaqen të lumtur dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit.

Lexo Edhe:

Genta ka dhënë një intervistë për revistën “Who”, ku tregoi detaje rreth lidhjes së tyre të dashurisë, që nga takimi i parë e deri tani kur festojnë njëvjetorin e lidhjes.

Këngëtarja tregoi se si u njoh me Ustën, teksa deklaron “E solli puna e tij. Kishte për të bërë një film për Kosovën, për Adem Jasharin. Ne kishim mik të përbashkët producentin e filmit dhe unë isha me të, Ustës i duhej të takohej për punën dhe kështu filloi”.

Po ashtu, Genta e la të hapur mundësinë se dyshja mund të martohen vitin e ardhshëm.

“E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë datë nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, shtoi Genta.