Genc Prelvukaj sonte ka uruar për bashkim popullin shqiptar, derisa Kosova po e feston 12 vjetorin e Pavarësisë së saj nga Serbia
Reperi, i cili kohëve të fundit është pranuar në studime të doktoraturës për histori në Zagreb, dëshiron që ta sheh Kosovën dhe Shqipërinë dhe shqiptarët të bashkuar një ditë.
“Dukagjinet kishin territorin e vet dhe flamurin e tyre, Muzakajt dhe Topiajt po ashtu, Spanet dhe Jonimet kishin principatat e veta dhe stemën sikurse Zenebishtet, Kastriotet, Arianitet, Balshajt etj. Megjithatë, shekuj pas shekujve, kufijtë u zhduken, stemat u shkrinë, familjet feudale ranë, principatat me nuanca shteti shkuan dhe mbi gërmadhat e tyre qëndroi një popull”, një popull ka shkruar ndër të tjera Genci.
“Me pas u
forcua koncepti i përkatësive fisnore. Dikush Shalë e dikush Berishë, njeri Kastrat
e tjetri Grudë, një bjeshkë Shkrel e tjetra Kelmend, e kështu me radhe. Edhe
ato kishin bajraktarë, norma të dallueshme ligjore e territor por serish një
etni ishte mbi ta. Edhe sot, jetojmë me disa specifika të ndryshme, në
disa shtete, me stema e rregulla jo të njëjta juridike, por serish mbi të
gjitha këto është një popull. Si përmbledhje, asnjë force, rrethane apo
krijesë politike nuk i ndau shpirtërisht shqiptaret dhe asnjë e tille nuk do ti
ndaje kurrë. Stuhitë vijnë e shkojnë. Ato më parë na marrin shpirtin se sa
ndjenjën mbi te cilën u formuam: ndjenjën e të qenit shqiptar. Kështu që
festa e sotme e shkurtit, sikurse festa e mëvonshme e nëntorit janë festa të tërë
shqiptarëve sepse në të dyja rastet shporrem përgjithmonë pushtues e sundues nga
tokat që historikisht na takuan si komb.
Urime, siç e kemi ne kulturë : me dore në zemër”.
/GazetaExpress/