Genci shkrihet pas Enit, e quan hanë


Gazeta Express
14 Maj 2019 21:31

Genc Prelvukaj ka disa muaj tashmë që është fejuar me këngëtaren Eni Koçi

E duket se reperi kosovar është i dashuruar kokë e këmbë në këngëtaren shqiptare.

Së është kështu shihet në një postim që ai e ka bërë në instagram, ku e çon në qiell të fejuarën e tij.

“Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë erret. Me vjen inat sepse fjalët janë aq të varfuna të përshkruaj siç duhet.  Një jetë është pak me ty”, ka shkruar Genci.

E komenti i parë natyrisht ka ardhur prej vet Enit, e cila ka komentuar me disa emotikone zemra poshtë fotos dhe statusit.

Po ashtu në status ka komentuar me emotikona edhe kunata e Gencit, këngëtarja Greta Koçi ku ka “duartrokitur” për fjalët e Gencit. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart