Gëlltit brisqe i dënuari në burgun e Drenovës, dërgohet me urgjencë në spital (EMRI) - Gazeta Express
string(81) "gelltit-brisqe-i-denuari-ne-burgun-e-drenoves-dergohet-me-urgjence-ne-spital-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2023 21:51

Gëlltit brisqe i dënuari në burgun e Drenovës, dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2023 21:51

Një 28-vjeçar i burgosur që po vuan dënimin në IEPV-në e Drenovës është dërguar me urgjencë në spitalin e Koçës, pasi dyshohet se ka gëlltitur brisqe.

Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur sende metalike, të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme. Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Lexo Edhe:

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.

/Gazeta Express