Geci: S'jam ushtar i Albin Kurtit por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Kosovës - Gazeta Express
string(92) "geci-sjam-ushtar-i-albin-kurtit-por-jam-ne-dispozicion-te-behem-ushtar-i-qeverise-se-kosoves"

Geci: S’jam ushtar i Albin Kurtit por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 12:54

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë se nuk është ushtar i kryeministrit Albin Kurti, por se është në dispozicion të bëhet ushtar i Qeverisë së Kosovës. Kjo pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, shkruan Gazeta Express.

Këtë deklaratë Geci e ka bërë në rrjetin social në “Facebook”.

Lexo Edhe:

“Të dashur miq, në vitin 1998  në një takim me disa krerë të UÇK-së, në fshatin Rezall kam pas deklaruar haptas se unë nuk jam ushtar i Bujar Bukoshit, por jam ushtar i  Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe pse tani jam rreth 23 vite më i vjetër edhe tani po e përseris të njejtën. ”Unë nuk jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Nga 20 shtatori i këtij viti, ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

Ky vendim është duke u kundërshtuar nga ana e Serbisë.

Që nga ajo ditë dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, janë bllokuar nga serbët lokal. /Express/