Geci për Kryeziun: Ti u bëre me ata që kanë vra pas lufte, do që t’ia mbyllësh gojën Rudit që iu bë atentat - Gazeta Express
string(104) "geci-per-kryeziun-ti-u-bere-me-ata-qe-kane-vra-pas-lufte-do-qe-tia-mbyllesh-gojen-rudit-qe-iu-be-atentat"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 21:33

Geci për Kryeziun: Ti u bëre me ata që kanë vra pas lufte, do që t’ia mbyllësh gojën Rudit që iu bë atentat

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 21:33

Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, i ka komentuar Ismet Kryeziut të KDI’së duke vazhduar polemikën e tyre. Gjithcka filloi kur Kryeziu reagoi ndaj fjalimit të vajzës së Gani Gecit, të cilës iu ndërpre fjalimi në Kuvend.

Kryeziu tha se sot është keqpërdorur foltorja e Kuvendit duke folur për vrasjet e pasluftës, e që sipas tij nuk kishin relevancë me atë çfarë po diskutohej në Kuvend.

Lexo Edhe:

Geci përmes një shkrimi në facebook i tha Kryeziut se me të do të merret vet, shkruan Express.

Pas kësaj, Kryeziu tha se nuk merret me individë por me fenomene.

Në këtë shkrim, Geci i ka komentuar Kryeziut duke thënë se ky i fundit e ka marrë anën e atyre, që sipas Gecit, kanë vrarë pas lufte. Tutje, ai kujtoi se pjesë e një atentati pas luftes është edhe deputeti i LDK’së, Fetah Rudi, e që sipas tij, Kryeziu po tenton t’ia mbyllë gojën për të mos folur për tema të tilla.

“Kurrë, askush nuk është marr me ty Ismet djali ti gjithë je marr me të tjerët, bile ti s’ke qenë e as nuk je askushi që dikush të merrt me ty. Ndërsa, me ty kurrë asgjë personale as nuk kam, as nuk kam pas kurrë, e din ti mirë se une e kam mbroj veten njejt sikur tani qe po e mbroj pej tene e nëse tanike marrë anën e atyre që kanë vrarë pas luftës tinez kjo po jep me kuptu se ti gjithë ti në anën e tyre ke qenë Individi ma i pa rëndësishëm në Republikën e Kosovës jeni Ju. Ndërsa, e vërteta është se në Kosovën e pas luftës jan vrarë mbi 100 anëtarë të LDK-së, e një prej tyre është në karrocë Fetah Rudi e tash po u dashka ti me ja mbyll gojën atij mos me tregu kush e ka plagos”, ka shkruar Geci.

Kryeziu ka thënë se për 20 vjet nuk është marrë asnjëherë me askënd. Derisa të tjerët janë marrë me të. Ndërkohë që duke aluduar në Gecin ka thënë se “ E rëndësishme për mua janë fenomenet dhe jo individët”.

Kryeziu: Boll e keni keqpërdor foltoren

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se deputetët e kanë keqpërdoru foltoren e Kuvendit.
“Boll ma e keni keqpërdor foltoren dhe i keni irrituar qytetarët, shkoni dëshmoni në gjykatë Speciale dhe lejani këtë punë drejtesisë. S’jeni ju as të drejtit e as ata që vendosni drejtësi. Irrituese jane keto fjalime per qytetaret. E verteta e dalë nga shoshitja e drejtesisë se paanshme, do të jete themeli për paqe të perhershme, e jo fjalimet tuaja!”, ka shkruar Kryeziu.

Geci: Me ty merrem unë

Ish-deputeti nga LDK’ja, Geci, në reagimin e tij ka thënë Kryeziut se me të merret ai personalisht.

“Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë. Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh. Besa unë i njoh edhe krejt këta burrat që merren me politik që 30 vjet e këndej edhe ata që kanë luftu kundër Serrbisë që 30 vjet e këndej i njoh edhe ata që i kanë zhvat fondet e qytetarëve të Republikës së Kosovës ne emër të OJQ-ve i njoh”, ka thënë Geci.