Geci: E respektuam Daut Haradinajn në daljen publike të UÇK-së, Rexhep Selimi e shkroi deklaratën - Gazeta Express
string(95) "geci-e-respektuam-daut-haradinajn-ne-daljen-publike-te-uck-se-rexhep-selimi-e-shkroi-deklaraten"

Geci: E respektuam Daut Haradinajn në daljen publike të UÇK-së, Rexhep Selimi e shkroi deklaratën

Gazeta Express

28/11/2022 20:33

Duke folur ekskluzivisht në emisionin Pressing, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Xhevahir Geci ka dhënë detaje për orët e para të luftës së UÇK-së.

Ai ka folur kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lexo Edhe:

Geci ka dhënë detaje edhe për Daut Haradinajn, i cili si luftëtar nga Dukagjini, ishte një ndër tre ushtarët e UÇK-së që e bënë publike ushtrinë çlirimtare.

Ai ka thënë se Haradinaj ishte i gatshëm të ndihmojë me grupin e tij nga Dukagjini, saherë që ishte e nevojshme në Drencië.

“Pjesë e këtij organizimi kemi qenë, duke u nis komandanti Adem Jashari në shtëpinë e Sabit Gecit, Sylejman Selimi, Jetullah Geci, Sabit Geci, Abedin Rexha, unë, Sejdi Geci dhe disa të tjerë. Masandej ka ardhur edhe Daut Haradinaj, të cilit iu ka dhënë e drejta, të cilin e kemi respektu si pjesë e UÇK-së nga ana e Dukagjinit, të cilin sa herë kemi pasur nevoje vështirësi në Drenicë, gjithëherë është përgjigur pozitivisht nga grupi i Dukagjinit”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Geci ka thënë se tekstin e dekalratës e kishte shkruar Rexhep Selimi dhe vetë e kishte lexuar.

“Është bërë një organizim i mirëfillitë. Tekstin e ka shkruar Rexhep Selimi. Ka qenë edhe Muja si figurë, që lehtë është kamufluar. Dauti ka qenë një djalë i ri, që nuk e ka njoftë dikush tjetër, përveç neve, grupit të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Në Pressing, Geci ka thënë se ka qenë vendim i Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë që UÇK t’i thotë ndal publikisht krimeve serbe mbi popullatën.

“Ka qenë një organizim edhe i komandantit Adem Jashari, por ka qenë vendim i yni i përbashkët që këta djem të dalin dhe të dalin t’i thonë stop dhunës, apartheidit, stop vrasjeve. Përmes deklarate kemi dashur t’i marrim të gjitha aksionet përsipër”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Emisioni KËTU.