Gazsjellësi nga Greqia në shtet do të hyjë nëpërmjet fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë - Gazeta Express
string(87) "gazsjellesi-nga-greqia-ne-shtet-do-te-hyje-nepermjet-fshatrave-bogorodice-dhe-stojakove"

Gazsjellësi nga Greqia në shtet do të hyjë nëpërmjet fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë

Gazeta Express

18/02/2020 14:02

Përfaqësuesit e ndërmarrjes “Burimet Energjetike Nacionale” sot e kanë informuar kryetarin e Gjevgjelisë se gazsjellësi nga Greqia në vendin tonë do të hyjë nëpërmjet fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë, njofton GazetaExpress.

Gazsjellësi do të kalojë nëpërmjet fshatrave Përdejci dhe Smokvica, ndërkaq Gjevgjelia do të ngjitet me atë në stacionin e lidhjes e cila do të ndërtohet në hyrje të qytetit.

Lexo Edhe:

Projekti duhet që të realizohet deri në fund të vitit, ndërkaq për lidhje të interkonektorit në Gjevgjeli do të përpunohet projekt i veçantë për rrjet sekondar gazsjellës. Komuna e Gjevgjelisë tanimë ka aplikuar për përpunimin e tij për thirrjen e publikuar nga Ambasada e Suedisë, UNDP-së dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Interkonektori do të mundësojë që shteti të kyçet në rrjetin gazsjellës “TAP” dhe “LNG” terminalet të cilat ndodhet në bregun e Detit Egje.

Tani, Maqedonia e Veriut është e kyçur nëpërmjet një pike të gazit në Bullgari dhe pritet që nëpërmjet interkonektorin të kyçemi edhe në burime tjera dhe me atë do të rritet konkurrenca e dërgesës së gazit në shtet./GazetaExpress/

Besmir Lika