Gazment Bardhi: Do të jap dorëheqjen nëse ekziston inceneratori i Tiranës - Gazeta Express
string(72) "gazment-bardhi-do-te-jap-doreheqjen-nese-ekziston-inceneratori-i-tiranes"

Gazeta Express

20/10/2020 9:59

Gazment Bardhi: Do të jap dorëheqjen nëse ekziston inceneratori i Tiranës

Gazeta Express

20/10/2020 9:59

Skandalet me kontratat e inceneratorëve janë bërë një mollë sherri midis opozitës dhe qeverisë. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë deklaratën e fortë se do të japë dorëheqjen nëse ekziston inceneratori i Tiranës.

Gjatë debatit me analistin Julian Zyla, Bardhi tha se shteti paguan për shërbime që nuk kryhen pasi inceneratori i Tiranës dhe Fierit nuk ekzistojnë.

Lexo Edhe:

Nuk ekzistojnë inceneratorët çfarë shërbimi thua. Unë jap dorëheqjen nesër nëse ekziston inceneratori i Tiranës. Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe as i Fierit. Bashkia  e Tiranës jep para për depozitimin e mbetjeve në landfilld dhe jep para për djegien e mbetjeve në incenerator. Në inceneratorin e Tiranës nuk është vendosur një tullë.”, tha Bardhi.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se kontratat konçesionare janë korruptive pasi janë lidhur me kompani në pronësi të një personi i cili sipas tyre nuk ka patur kapacitet të kryejë investimin e kërkuar.

Që një kontratë PPP të lidhet duhet që privati të ketë disa para për ti investuar, në momentin që nuk i ka dhe ja jep shteti atëherë nuk kemi PPP.”, tha ndër të tjera Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deklaroi se kompania fituese e konçesionit të inceneratorit ka patur një kapital vetëm 50 mijë euro për një investim të 23 milionë euro në inceneratorin e Elbasanit.