Gazetari Shkullaku tregon se çfarë do të ndodhë nëse më 30 qershor PS shkon në zgjedhje


Gazeta Express
11 Qershor 2019 23:19

Në studion e emisionit Opinion është diskutuar në lidhje me situatën ku ndodhet vendi, pas vendimit të Ilir Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve dhe reagimit të kryeministrit se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.

Analisti Armand Shkullaku jep një skenar tjetër. Sipas tij në 30 qershor nuk ka zgjedhje.

Rama nuk shkon dot në zgjedhje, nuk shkon në zgjedhje me Denar Binën (nënkryetari KQZ). Se nëse nesër bëhen zgjedhjet dalin me kryebashkiakët e LSI dhe PD dhe thonë nuk dalim nga zyra, sepse s’ka datë pas vendimit të Presidentit”, tha Armand Shkullaku.

Nga ana tjetër gazetari Alfred Peza thotë se mazhoranca është e vendosur për të shkarkuar presidentin si dhe vendi të shkojë në zgjedhje në 30 qershor./

Te fundit


Kthehu lart