Gazetari përplaset me ish deputeten: Çështja na takon neve, jeni këtu thjesht si vëzhgues - Gazeta Express
string(87) "gazetari-perplaset-me-ish-deputeten-ceshtja-na-takon-neve-jeni-ketu-thjesht-si-vezhgues"

Gazetari përplaset me ish deputeten: Çështja na takon neve, jeni këtu thjesht si vëzhgues

Gazeta Express

13/12/2019 14:28

Takimi mes gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile ështw shoqëruar me debate.

Një ndër to ishte edhe përplasja mes gazetarit Gjergj Erebara dhe ish-deputetes Albana Vokshi. Në momentin që Vokshi po fliste në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve, Erebara e ndërpreu dhe shtoi se diskursi është për gazetarët.

Lexo Edhe:

Ish-deputeti Genc Pollo shtoi gjithashtu se duhet të flisnin të gjithë në mënyrë që të mos mbeteshin si ‘një qepë në jahni’.

Pjesë nga biseda

Erebara: Jemi mbledhur për të drejtat e gazetarëve. Ky diskurs është për të drjetat dhe për cënimin e të drejtave të gazetarëve, ju politikanët gjni mundësinë ta shprehni mendimin tuja, në të gjitha format, ndryshe nga në. prandaj do t’ju lutesha të qëndronit në rolin e vëzhguesit.

Vokshi: Patjetër, protagonizmi është i juaji. Pse nuk e doni mendimin tonë?

Pollo: Të gjitha mendimet kundërshtuese na vënë në një llogore në këtë tavolinë. Të gjithë duhet të shprehim mendimin tonë në mënyrë që të mos mbetemi si një qepë në jahni. Por përderisa jemi të ftuar, do t’ju lutesha që secili të kishte respekt reciprok.

Gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, dhe ish-deputetja Albana Vokshi janë mbledhur në një takim ku pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët ku do t’i kërkohet qeverisë të kthejë mbrapsht paketën “anti-shpifje”. Deklarata i kërkon qeverisë dhe Kuvendit kthimin pas të dy projektligjeve pjesë e paketës./dosja