Gazetari kërkon leje për t’u pajisur me armë: Të jetosh në Vlorë, ka rreziqet e saj - Gazeta Express
string(80) "gazetari-kerkon-leje-per-tu-pajisur-me-arme-te-jetosh-ne-vlore-ka-rreziqet-e-saj"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2021 21:59

Gazetari kërkon leje për t’u pajisur me armë: Të jetosh në Vlorë, ka rreziqet e saj

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2021 21:59

Gazetari vlonjat Enrik Mehmeti ka rrëfyer se prej një viti ka aplikuar që t’u pajisur me një armë me leje për të qenë më i sigurtë për jetën.

Teksa u pyet nëse ndihej i kërcënuar për jetën, ai tha se është e vështirë të jetosh në Vlorë, pasi duhet të kesh mbrojtje.

Lexo Edhe:

“Qarkullojnë aq shumë njerëz me armë, ndërkohë që shumë njerëz që i duan në banesat e tyre për sigurinë e tyre, nuk u kushttohet  vëmendje që i duan për sigurinë e tyre. Unë kam aplikuar që vitin e kaluar për një armë dhe policia nuk jep asnjë përgjigje. Ndërkohë që, qyteti është i mbushur me njerëz me armë. Sidomos për gazetarët, ne jetojmë në një qytet të vështirë, ka rreziqet e saj, të paktën në banesë, duhet të kesh mbrojtje”, u shpreh gazetari Mehmeti në Top Channel.

Duke iu referuar vrasjes së djeshme në Vlorë, ku Bledar Birçaju u ekzekutua në mes të ditës, ai tha se në qytet janë kthyer vrasjet e stilit mafioz dhe me armë të sofistikuara.

“Është kthyer stili mafioz i vrasjeve në mes të qytetit dhe vrasjeve me mesazh. Vrasje që ndodhin në këtë lloj forme, janë vrasje me shoë. Vitet e kaluara nuk i kemi hasur shpesh, por në vitet e fundit nuk i kemi parë shumë, pasi kanë qenë kryesisht vrasje në orët e mbrëmjes, me makina të djegura, por si kjo e ditës së djeshme ka qenë shumë e sofistikuar, me armë të sofotikuara, ishte si një operacion i forcave komando”, tha Enrik Mehmeti.